Të dënuarit e "Monstra" te burgosur në kushte mizore
Pëlqej
Të dënuarit e rastit "Monstra" vuajnë burgimin në kushte të rënda dhe në ambjente të vogla, ku mezi mund të qëndrojë një person.

Kështu ka thënë kryetari i Këshillit Organizativ për rastin "Monstra", Bedri Ajdari.

“Ishim në vizitë dhe i pamë familjarët tonë. Ende vazhdonin të vuanin dënimin nëpër qelitë e vogla në të cilat nuk lejohet qëndrimi më shumë se 15 që shqiptohet si mas ndëshkimi për ata që prishin rendin, kurse familjarët tonë rrinë aty për më shumë se dy vite. Kjo është e tmerrshme”, tha Ajdari për PortAlb.

Bedri Ajdari ka shtuar se ka kërkuar disa herë që kushtet e të dënuarve për rastin "Monstra" të përmirësohen, por se fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhër. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori