Të burgosurve të "Monstra-s" nuk iu lejohet të takojnë familjarët
Pëlqej
Gjykata nuk lejon që familjarët të takojnë të burgosurit për rastin "Monstra".

Për këtë arsye, të rinjtë që ndodhen aktualisht në burg në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë hyrë në grevë urie.

Bedri Ajdari ka thënë se nuk dihet asgjë se çfarë po ndodh me të rinjtë shqiptarë, për shkak se askush nuk lejohet ti vizitojë ata.

“Disa herë për arsye të shumta kemi kërkuar leje për vizitë të çrregullt por gjykata na ka mohuar këtë të drejtë. Vullneti i gjykatës tani më është bërë i ditur që është kundër vizitës së çrregullt për ndonjë festë apo ndonjë rast urgjent siç është kjo e grevës”, tha për Portalb, Ajdari.

Ndërsa, avokati mbrojtës Naser Raufi tha se të mërkurën do të shpallet akt-vendimi që të nisë procesi për ankesë në Gjykatë të Apelit.

Edhe ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari ka sqaruar para disa kohësh se provat për rastin "Monstra" duhet të bëhen transparente edhe për publikun. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori