Të bëjmë shtetet, pastaj kombin shqiptar
Pëlqej
Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi është takuar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari.

Kosova dhe Maqedonia, shumë shpejt do të kenë edhe një marrëveshje të re që ka të bëjë për çështje të bashkëpunimit dhe në çështje civile të cilat do ta lehtësojnë shumë më shumë qarkullimin e lirë të individëve, bashkëpunimin në fushën civile, qoftë ato statusore, familjare, trashëgimore, kontraktuese, detyrimore, por edhe të tjera.

“Ka një vullnet politik të të dy anëve që të bashkëpunohet, ka një gatishmëri edhe të njerëzve. Unë pata kënaqësinë që të ofrojë bashkëpunim në këtë fushë por njëkohësisht edhe gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në trajnime dhe debate të përbashkëta dhe në shqyrtim të çështjeve që do ta ndihmonin luftimin e dukurive negative në shtetet respektive por edhe në iniciativat rajonale që do t’i ndihmonin vendet tona për integrime më të shpejta dhe më të sigurta në Bashkimin Evropian”, tha Kuçi.

Më tej, Jashari theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërsa, në këtë takim, Hajrdeni Kuçi vuri në dukje se duhet njëherë që shqiptarët ti forcojnë shtetet e më tej të mëndojnë kombin.

“Ajo çka duhet të them është që Kosova, besoj edhe Shqipëria nuk do të luajnë rolin e paternalitetit për shqiptarët në Maqedoni, as shqiptarëve në Luginë, por konsolidimi i shteteve tona, forcimi demokratik, zhvillimi ekonomik, integrimi në Union evropian të shqiptarëve qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri reflekton edhe të shqiptarët në pjesët tjera ku gjinden ata, edhe në Maqedoni edhe në Preshevë edhe diku tjetër. Pra duhet të punojmë t’i forcojmë shtetet tona, pastaj kombin tonë”, vlerësoi Kuçi.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për rastin "Monstra', ku u tha se po pritet vendimi i Gjykatës së Apelit nëse ka prova apo jo për ti dënuar shqiptarët. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori