Messi thyen rekordin e parë në historinë e futbollit ende pa luajtur në Paris

Nuk ka ditë të mos dalë dicka e re rreth Lionel Messit dhe skuadrës së tij Paris SG. Ende nuk ka filluar kampionati francez dhe argjentinasi nuk ka luajtur minutën e parë me fanellën e re, por rekordet kanë filluar të regjistrohen në emër të tij.

Sic raportojnë mediat vendase Lionel Messi është lojtari i pare në historinë e futbollit që arrin të shesë 832 mijë fanella Brenda 24 orësh për një vlerë prej 160 euro apo 188 dollarë.

Me një llogari të thjeshtë që në ditën e pare që kishte Messin zyrtarisht në gjirin e saj, skuadra parisiene u zgjua me 156,416,000 dollarë më tepër një arkë.

 


Shtuar 13.08.2021 12:53