Tatimi i dyfishtë do të ketë në fokus vetëm qytetarët e pasur
Propozimi i fundit i Ministrisë së Financave për vendosjen e dy normave të reja tatimore 10 për qind të tatimit personal dhe plus 18 për qind, nëse të hyrat janë mbi 1000, nga ekspertët ekonomik kualifikohet si tatim i dyfishtë i qytetarëve. Sipas tyre, ky lloj tatimi duhet të bëhet për ata njerëz të cilët 10 vitet e fundit kanë rritur pasurinë e tyre me miliona euro.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, tha së fundmi ka kërkuar nga qeveria të shqyrtojë propozimin e ri për vendosjen e tatimit progresiv përmes të cilit parashikohet që çdo qytetar që realizon të ardhura mujore mbi 1000 euro, përveç tatimit personal të paguaj edhe Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH)prej 18 për qind.

Ky propozim më i ri nga fusha e tatimeve, vjen pas kërkesës së Ministrisë së Financave që qytetarët të cilët realizojnë të hyra vjetore mbi 1 milion denarë (rreth 17 mijë euro), përveç pagesës së detyrueshme vjetore të tatimit personal prej 10 për qind, nga fillimi i vitit 2019 do të duhej të regjistrohen si tatim pagues në Drejtorinë e të Hyrave Publike dhe të paguajnë e dhe TVSH-në prej 18 për qind. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori