Tatimet e shqiptarëve mbajnë gjallë Maqedoninë
Shqiptarët e Maqedonisë janë një kontribut i madh dhe mjaft i rëndësishëm për buxhetin e vendit.

Kjo tregon se shqiptarët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në vend.

Kështu vlerësojnë ekspertët ekonomik, ndërsa Drejtoria për të Hyra Publike (DHP) në raportet e saja vjetore publikon vetëm të dhënat për tatimin personal dhe tatimin e fitimit, dhe i fsheh të dhënat për pagesën e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH), pasi me këtë do të dilte në pah se shqiptarët tatohen më shumë se sa maqedonasit, shkruan gazeta "Koha.mk".

"Kur këto të dhëna do të dihen saktë se në komunën e Tetovës apo Gostivarit janë paguar tatime, atëherë do të ishte shumë e logjikshme se shqiptarët janë tatim pagues", thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës(UT), Nasir Selimi.

"Pagesa e tatimeve në të ardhura personale dhe në tatim të fitim është më e lartë në rajonet me popullatë dominuese maqedonase për shkak të numrit të punësuarve dhe për shkak të kompanive më aktive në vendbanimet me popullatë maqedonase.

Rajonet me popullatë dominuese shqiptare kryesisht kanë shumë pakë të punësuar në Maqedoni dhe janë kryesisht të punësuar në botën e jashtme, që dëshmohet edhe nga remitencat vjetore që shkojnë edhe deri në 20 për qind të Bruto Prodhimit Vendor", thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Nga Drejtoria për të Hyra Publike, në mënyrë kategorike pohon se nuk mund të bëhen analiza lidhur për pagesat e tatimeve dhe nuk mund të japin të dhëna se sa është pagesa nëpër rajone apo qytete.

"Në asnjë mënyrë të këtij lloji, sepse tatimi është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit etnitet i takojnë", thonë nga DHP. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2016, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori