E FUNDIT/ Dhunohet me sende të forta biznesmeni në Sarandë, dërgohet me urgjencë në spital

Një shtetas në Sarandë është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e sotme.

Burimet bëjnë me dije se një 51-vjeçar i identifikuar si Pëllumb Sejdi është dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, në zonën e njohur si Qafë Gjashtë.

51-vjeçari ka qenë në hyrje të biznesit të tij, një servis makinash, kur dhunuesit i janë afruar dhe e kanë qëlluar në kokë me sende të forta.

Për pasojë Pëllumb Sejdi ka marrë plagë të mëdha në kokë dhe në zonën e shpatullës. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sejdi mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dhunuesit nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që nuk dihen as shkaqet e ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 19.08.2021 20:57