Tarçullovski lirohet në mars?
I dënuari për krime lufte nga Tribunali i Hagës, ish oficeri i policisë, Johan Tarçullovski, mund të lirohet nga burgu dhe të kalojë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Autoritetet e Burgut Sheveningen të Gjermanisë, kanë dhënë pëlqim që Tarçullovski të lirohet, pasi ka vuajtur 2/3-ën e kohës së burgimit, njofton Zhurnal.

Por vendimi përfundimtar për fajtorin e masakrës së Lubotenit në vitin 2001, duhet të jepet nga Këshilli Gjyqësor i Hagës.

Autoritetet gjermane kanë vlerësuar se në bazë të sjelljes së deritanishme, Tarçullovski mund të bëjë burgun edhe në shtëpi, ndonëse ai duhet të mbarojë formalisht në vitin 2017.

Nëse Tribunali i Hagës aprovon kërkesën, Tarçullovski mund të jetë në shtëpi që në muajin mars. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori