Taravarit iu morën ingerencat pasi shkeli procedurat ligjore
Ka një kohë relativisht të gjatë që Inspektorati i Arsimit vuri në dukje parregullsi gjatë shkarkimit të drejtorëve të shkollave dhe kërkoi shqyrtimin e parregullsive që i kishte marrë kryetari i Gostivari.

Për fat të keq, kreu i Gostivarit nuk i përfilli udhëzimet e Inspektoratit lidhur me shkarkimet e drejtorëve në arsimin fillor dhe në atë të mesëm, dhe kur kaloi afati për përmirësimin e vendimeve, ndodhi ajo që ndodhi. Një shembull konkre, në shkollën Liria në fshatin Vrutok, u shkarkua drejtori i shkollës sapo mori detyrën z.Taravari si kryetar i Komunës.

Kështu në emisionin “200” në Alsat-M ka thënë zëvendësministri i Arsimit, Arbër Ademi, sipas të cilit, Taravari nuk respektoi dispozitat e Ligjit, siç është shkarkimi nëpërmjet Këshillit të shkollës, procedurë kjo që ka afate dhe udhëzime shtesë.

“Mënyra e dytë është shkarkimi i drejtorëve nëpërmjet procedurave të InspektoratitArsimit. Ka qenë një hap i padëshiruar nga ana e MASH-it dhe kemi shpresuar se z.Taravari do të reflektojë, por kjo nuk ndodhi”, është shprehur zëvendësministri i Arsimit.

Duke debatuar me Flakron Bexhetin, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, Ademi ka thënë gjithashtu se parregullsi janë kryer edhe në shkolla tjera.

“Në shkollën fillore Forina, Taravari shkarkon drejtorin ndërsa emëron tjetër. Gjatë inspektimit të Inspektoratit, pas konstatimit të parregullsive, i jepet afat kryetarit të Gostivarit, ndërsa i njëjti vazhdoi me shkarkime tjera. U konstatua se ai vazhdoi të mos respektonte procedurat, ndërsa nuk shfrytëzoi kohën dhe afatet ti përmirësojë gabimet, sepse jemi njerëz edhe mund të gabojmë”, tha Ademi, duke akuzuar Taravarin se bëri vendim arbitrar duke përjashtuar procedurat ligjore.
Shtuar më 28/02/2018, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori