Taravari: Vizitat tek mjeku, me letërnjoftim
Pëlqej
Prej nesër nuk do të ketë nevojë për shfrytëzim të kartelave elektronike. Por, kjo nënkupton që nuk do të ketë as kthim të kartonave të kaltërt, pasi shërbimet mjekësore do të mund të kryhen vetëm nëse qytetarët kanë sigurim shëndetësor dhe vetëm me letërnjoftim. Ndërkohë, kjo vlen derisa të bëhet një zgjidhje tjetër për mënyrën se si do të funksionojnë kartelat shëndetësore.

Ky vendim është marrë nga takimi i realizuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me përfaqesues të Fondit për Siguri Shëndetësore, përfaqësues të Odës së Mjekëve, por edhe të mjekëve privat.

Kartelat elektronike edhe ashtu qytetarët i kanë mbajtur vetëm teknikisht me vete. Po ashtu ministri Taravari tha se janë duke menduar për një zgjidhje më të mirë dhe më racionale për qytetarët për kartela elektronike që nuk do të kenë leje për përdorim vetëm prej pesë vitesh, pasi ky numër sipas tij është jashtëzakonisht i vogël dhe ajo do të bëhet e ditur gjatë javës së ardhshme. Kurse, ndaj atyre që kanë sjellur një vendim për përdorim të këtyre kartelave, e që në fakt asnjë funksion nuk kanë kryer, do të kërkojnë llogari.

Shtuar më 18/08/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori