Taravari shkarkon drejtorët e spitaleve
Pëlqej
Ministria e Shëndetësisë pas inspektimit të kryer në Spitalin klinikShtip ka kostatuar disa parregullsi në punë, sjellje joetike të një pjese të të punësuarve dhe higjienë e cila nuk është në nivel të kënaqshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se është marrë vendim për shkarkim të drejtorit mjekësor të Spitalit klinikShtip, Aleksandar Stojanovski dhe drejtor i ri është emëruar dr. Alen Gjorgjiev.

Gjithashtu, për drejtor të ri të Qendrës për shëndet publik në Shtip është emëruar dr. Marija Dimitrova, ndërsa është shkarkuar edhe drejtori ekonomik në Spitalin klinik në Tetovë Zoran Stankovski, theksojnë nga Ministria. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori