Taravari: Sela është duke u dërguar në spital
Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka thënë se Ziadin Sela është në gjendje të mirë dhe është nisur për në klinikat e Shkupit.

Situata ka qenë kritike kur kryetari i LR-PDSH-së ka qenë i ngujuar në një nga zyrat e Kuvendit por është shpëtuar nga kolegët e tij, njofton Telegrafi.

Policia e ka nisur kryetarin e LR-PDSH-së për në klinikat e Shkupit.

Ndërkohë, Sela në një prononcim për Strugalajm.com konfirmon se edhe ai ka qënë në shënjestër e grupit që sulmoi deputetet në parlamentin e Maqedonisë.

Edhe pse nuk pranoi të flasë më shumë detaje Sela konfirmoi se ai ishte rrethuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017, ora 21:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori