Taravari për Portalb, do ta bojkotojmë çdo takim me Ivanovin
Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari, nuk ka marrë pjesë në takimin e kabinetit të ri qeveritar me presidentin Gjorge Ivanov.

Taravari ka konfirmuar mosprezencën e tij dhe ka shpjeguar arsyet pse nuk ka marrë pjesë në takim.

Ministri i ri i Shëndetësisë ka thënë se Ivanov është fajtor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku huliganët e "Për Maqedoni të përbashkët" sulmuan rëndë disa deputetë si dhe kreun e partisë së tij, Zijadin Selën.

Taravari ka thënë në fund se ai do të bojkotojë çdo takim të mundshëm me Ivanovin.

"Nuk kam marrë pjesë në takimin me Ivanov ngaqë kisha angazhime tjera por se un si ministër i Shëndetësisë dhe si kuadër e LR-PDSH nuk do të marrim pjesë në asnjë takim me të edhe në të ardhmen në çfarë do lloj relacioni që do të jetë ai, kjo ngaqë ai është fajtor për ngjarjet e 27 prillit po aq sa është Gruevski", u shpreh Taravari.

Shtuar më 01/06/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori