Taravari: Partia është çështje grupi, jo çështje personale
Disa udhëheqës të nëndegëve të LR-PDSH-së në Kumanovë janë dorëhequr nga kjo parti për shkak të ”mosrespektimit të institucionit të shtabit të nëndegës, kuvendit të degës, vullnetit të shumicës së anëtarëve”.

Sekretari i përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka folur më shumë për këto dorëheqje dhe motivet përse kanë ndodhur.

Sipas tij 4 kryetarët që kanë dhënë dorëheqjen kanë pasur për qëllim të jenë kryesor, gjë që nuk ka ndodhur dhe si rrjedhim ato janë larguar, shkruan Telegraf Maqedoni.

”Duke qënë se të gjithë sytë tashmë janë drejtuar tek LR-PDSH, ndjejmë të nevojshme të sqarojmë të gjithë popullin që na shikon si zgjidhjen e shpresën e të ardhmes se në 4 nëndegë të Kumanoves, dhanë dorëheqjen 4 kryetarët përkatës, për shkak se vizioni i tyre ishte për të qënë kryesues dhe në listat zgjedhore, kjo nuk ndodhi dhe kryetarët u larguan nga pozicionet e tyre. Por natyrisht nëndegët janë aty, e nuk është shkrirë asnjëra prej tyre.

Partia nuk është një çështje personale, është çështje grupi. As ata që largohen nuk përjashtohen dhe as nuk bëhen papritur njerëz të këqinj! Jo!Këto janë proçese të natyrshme që ndodhin në një parti të madhe.

Ka dy lloj rastesh kur nuk ka mosmarrëveshje për listat zgjedhore, ato janë: Partitë e Vogla dhe Partitë Fashiste. Partitë e vogla nuk i njohin këto faza, sepse mezi gjejnë anëtarë për ti kandiduar për deputetë, kurse te partitë fashiste kanë frikë të marrin frymë pa urdhërin e kupolës, e jo më të guxojnë të thonë ndonjë fjalë. Kurse LR-PDSH-ja falë Zotit është një parti e madhe, me orientim demokratik, dhe ndaj ka dhe mosdakordime, por ndodhin të gjitha brenda ekipit, ekip i cili po merr përmasa të një Kombi të tërë.” ka deklaruar Arben Taravari./albeu.com/

Shtuar më 12/11/2016, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori