Pas deklaratës së djeshme të zv.ministrit për Shëndetësi, Goce Çakarovski, se 33 institucione shëndetësore do të kenë drejtorë të
rinj, sot
ministri Arben
Taravari korrigjoi duke thënë se deri në fund të këtyre ndryshimeve do të jenë gjithsej 50 emërime të reja dhe si hap i parë janë 4
drejtorët e
rinj të emëruar sot.
Ministri Taravari thekson se ndryshimet në kuadrin udhëheqës të
klinikave do të vazhdojnë dhe paralajmëron 50 emra të
rinj në krye të
klinikave, duke pranuar se në lojë për këto pozita ka emra të shumtë, por nuk zbuloi emra konkret.
Ai po ashtu tha se nuk ka mosmarrëveshje partiake për emërimet e reja në klinika duke cekur se kriter kryesor gjithmonë qëndron profesionalizmi i kuadrit që konkuron për atë vend udhëheqës, përcjell Telegrafi.
Qëkur
Taravari është ministër i Shëndetësisë, janë ndërruar
drejtorët e
Klinikave të onkologjisë, neurokirurgjisë, kardiologjisë, toksikologjisë dhe klinikës për sëmundje të syve. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2017,
ora 22:31