Taravari: Nëntë prioritete për Gostivarin
"Në këto zgjedhje po dalim me program të cilin e quajtëm “Gostivari në vend të parë”, ndërsa në të janë nëntë prioritete, me të cilat do t’ia kthejmë shkëlqimin qytetit", u shpreh kandidati për kryetar të komunës nga Aleanca e Shqiptarëve, Arben Taravri .

“Unë më kam filluar dhe bëra diçka. Sigurova 11 milionë euro për rikonstruimin e spitalit të përgjithshëm”, tha kandidati për kryetar komune i Aleancës për Shqiptarët. “Programi ynë i ka nëntë prioritete siç është edhe numri në fletëvotim. Atë që duam ta bëjmë është t’i themi ndal krimit dhe korrupsionit, ndërsa një prej prioriteteve është që komuna të mbetet transparente dhe e hapur për qytetarët, biznesmenët, mediat”, tha Taravari në fjalimin në Qendrën për Kulturë KAÇKM, në Gostivar.

Taravari i numëroi edhe projektet konkrete si: mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, transportin publik me automjete ekologjike, transportin falas për personat e rrezikuar social dhe pensionistët, azilin e pleqve, subvencionet për familjet me një prind, ndërtimin e qendrës për të rinj, mensat shkollore me ushqim të shëndetshëm.

Lideri i partisë, Ziadin Sela i cili qëndron pas kandidaturës së Taravarit e theksoi nevojën e ndryshimeve në skenën politike të Maqedonisë dhe se duhet të punohet në interes të qytetarëve.


Shtuar më 27/09/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori