Taravari në SHBA, qeveria ndërron drejtorët në spitale! Mospërfillje, apo koordinim nga distanca?
Gjithsej 33 institucione shëndetësore sot do të fitojnë drejtor të rinj.

Ndryshimet kadrovike do të vazhdojnë deri në fund të javës, deklaroi zëvendës ministri për shëndetësi, Goce Çakarovski, duke u përgjigjur në pyetje gazetari, transmeton Gazeta Lajm.

Ai theksoi se nuk dihet cilët drejtorë do të ruajnë postet duke paralajmëruar se së shpejti do të publikohen edhe ato informacione.

Deri të premten ai shtoi se Ministria e shëndetësisë do t’i realizojë të gjitha ndryshimet kadrovike.

Këto ndryshime vijnë në kohën kur ministri i shëndetësisë, Arben Taravari gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, prandaj janë paraqitur dyshime mos ndoshta ai nuk po përfillet lidhur me zgjedhjet kadrovike në resorin që e udhëheqë.
Shtuar më 31/07/2017, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori