Taravari merret me Zaevin në kongresin e ASH-së
Aleanca për Shqiptarët sot mban Kongresin e parë partiak në Tetovë ku kreu i kësaj partie, Ziadin Sela është i vetmi kandidat.

Të pranishëve iu drejtua sekretari gjeneral i ASH, Arben Taravari i cili gjatë fjalimit në Kongresin e partisë deklaroi se ASH-ja është më e besueshmja.

Sipas tij, ASH kishte qëndrime të përbashkëta me LSDM-në për të rrëzuar diktaturën, gjyqësor të pavarur, barazinë, integrimet në NATO dhe BE, lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve të cilat Zaevi i përdori për të marrë votat shqiptare.

“Por pasi hymë në Qeveri e pamë fytyrën e vërtetë të LSDM-së”, theksoi Taravari. Ai përfundoi duke thënë se LSDMja u kthye në parti klienteliste.


Shtuar më 10/03/2018, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori