Taravari: Lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së COVID 19
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp deklaroi se lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikut nga virusi

“Prej 11 marsit, kur OBSh-ja shpalli zyrtarisht gjendjen e pandemisë, ne jemi të gjithë nën të njëjtën trysni e presion të vazhdueshëm nga rreziku i COVID-19. Mirëpo duket se edhe vendi ynë si disa vende të tjera tashmë po planifikon lehtësimin e masave. Duam të bëjmë një apel shumë të rëndësishëm tek të gjithë qytetarët e republikës sonë, në lidhje me këtë fazë:

Me lehtësimin e masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së virusit. Madje me lehtësimin e masave duhet të shtohet mobilizimi ynë, pasi tashmë fillojmë dhe të dalim të gjithë në fushë të betejës. Ju lutemi që të zbatoni me përpikëri mbajtjen në mënyrë efikase të maskës dhe dorezave bashkë me distancën të paktën prej dy metrash”, tha Taravari.

Ai theksoi se nëse këto nuk zbatohen mund të jemi viktima të ndonjë shpërthimi të dytë të infektimit, shumë më dramatik se sa situata aktuale që kemi.

Tarvari kujtoi edhe e ditën e 27 prillit i cili tha se nuk duam të kujtojmë dhunën makabre që u ushtrua mbi trupin e tij, por sot duam që kjo datë të kujtohet nga të gjithë si dita kur Ziadin Sela u vu në ballë të betejës që vendi ynë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Sot, 3 vjet pas këtij rasti, fatkeqësisht organizatorët kryesor të ngjarjes së 27 prillit, janë jashtë shtetit ose nëpër koloaret e pushtetit, kurse njeriu që e shpëtoi Selën, Feta Halimi, është në burg padrejtësisht!”, shtoi Taravari.
Shtuar më 27/04/2020, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori