Taravari: Komuna e Gostivarit nuk ka buxhet as për rroga
Kryetari i komunësGostivarit, Arben Taravari ditën e parë si kryetar i Komunës shprehet se komuna nuk ka buxhet as për rroga.

"Ish kryetari i KomunësGostivarit, Nevzat Bejta, pasi që humbi zgjedhjet lokale dhe u përshëndet me administratorët komunalë, ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve.

Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor, më datë 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, Komuna e Gostivarit, me urdhër të ish kryetarit Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 6.774.276,00 denarë, ose në kundërvlerë rreth 111.053 euro", thuhet mes tjerash në njoftimin e komunësGostivarit.

Sipas Arben Taravarit, Nevzat Bejta ka lënë Komunën e Gostivarit në borxh prej mbi 100.000.000,00 denarë (1.639.344 euro). /albeu.com/


Shtuar më 02/11/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori