Taravari: Jam i vetmi që mund ta mposht Nevzat Bejten
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Gostivarit Arben Taravari në një intervistë për lajm.tv shprehet se pse ka vendosur të heqë dorë nga posti i ministrit dhe të garojë për kreun e Gostivarit.

Ai thotë se ka pranuar këtë sfidë, sepse në bazë të analizave të bëra në teren është konstatuar se është kandidati që mund të mposhtë kryetarin aktual të komunës, Nevzat Bejta, prandaj edhe ka pranuar këtë “sakrificë”.

Si rival më serioz e konsideron kandidatin e BDI-së, njëherit kryetarë aktual të komunës, Nevzat Bejta, por është i bindur se ka gjasa të mëdha që të fitojë në raundin e parë, sepse tri anketa serioze që janë bërë, e nxjerrin atë në përparësi, sikurse te elektorati shqiptar, po ashtu edhe te elektorati maqedonas dhe turk. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori