Taravari: I pari që e vendosi në tavolinë si kusht ligjin për gjuhën shqipe ishte Ziadin Sela
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Më poshtë statusin e plotë të Taravarit:

Dje u miratua ligji që zyrtarizon gjuhën shqipe. Ky moment u përcaktua si triumf i shumë faktorëve politikë dhe tek e fundit është i të gjithëve që gjuhën shqipe e shohin ashtu si është, gjuhë zyrtare, mirëpo më lejoni që sot të bëj atë që nuk u kujtua ta bënte askush nga pushteti aktual, të falenderoj njeriun që ishte i pari që vuri në tavolinë si Kusht, ligjin për gjuhën shqipe dhe ky njeri është Ziadin Sela.
Se shoh nëpër media që secili po i bie nga pak kraharorit për meritat e ligjit të gjuhës, sidomos ata që për shumë vjet as nuk u kujtuan për të, sidomos ata të cilët dhe këtë ligj u munduan ta gjymtojnë sa më shumë duke e kthyer në një ligj të diskutueshëm...
Gjithsesi, faleminderit Ziadin që me guxim e trimëri politike po bën ato gjëra të cilat populli gjithnjë i ka dashur dhe pushteti thjesht nuk i ka bërë, si është rasti për ligjin e gjuhës Shqipe!
Shtuar më 15/03/2018, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori