Taravari: I dimë emrat e sulmuesve të Zijadin Selës
Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ka deklaruar se i kanë emrat e sulmuesve të kryetarit të kësaj partie, Zijadin Sela.

“I kemi emrat, kemi informacione. Tani për tani nuk do t’i përmendim. Jemi duke i verifikuar edhe zyrtarisht, me qëllim që të mos dalim me supozime dhe pastaj përmes avokatit do të ngrisim edhe padi kundër tyre”, deklaroi Taravari.

Ai ka treguar edhe ditën kur pritet që lideri i LR-PDSH-së të dalë nga spitali.

“Përmirësimi i Selës po shkon mirë, nuk ka asnjë komplikim. Presim që të shtunën ose të dielën të lëshojë spitalin dhe të kthehet në shtëpi”, thekson Taravari, njofton gazeta Lajm.

Sipas tij, tani për tani kryetari i LR-PDSH-së nuk dëshiron të ketë paraqitje në opinion, por se një gjë të tillë do ta bëjë diku pas dhjetë ditësh me përmirësimin e gjendjes shëndetësore. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2017, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori