Taravari: BDI-ja të informojë shqiptarët për ecurinë e bisedimeve
Arben Taravari
Përfaqësuesi i LR-PDSH-së, Arben Taravari, gjatë një interviste në "Click plus", duke analizuar pikat e platformës shqiptare, ka thënë se BDI-ja duhet t'i informojë partitë shqiptare lidhur me ecurinë e bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

"Njëri nga ligjet që është shumë e rëndësishme për ne është ligji për gjuhën shqipe ku ka një opsion apo propozim- ligj që duhet ta paraqesim para organeve partiake dhe ekspertëve juridik të LR-PDSH-së dhe Aleancës për shqiptarët ta analizojmë dhe pastaj do të dalim me qëndrimin tonë", ka thënë Taravari.

"Mendojmë se BDI e ka për obligim partive nënshkruese të deklaratës t'u tregojë se si shkon rjedha e bisedimeve sepse insistojmë pikë për pikë të implementohet kjo", ka nënvizuar Taravari. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori