Taravari anulon vendimin e ministrit të VMRO-së për rritjen e çmimeve të ilaçeve
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka anuluar vendimin për rritjen e çmimeve të medikamenteve.

Sipas këtij vendimi, që nga nesër supozohet të niste rritja e çmimeve të barnave për pacientët.

Këtë vendim e firmosi ish ministri i Shëdetësisë Nikolla Todorov me 30 maj, një ditë para largimit nga detyra.

“Unë kam vendosur të marrë masa konkrete për anulimin e këtij vendimi të cilin Bordi Drejtues i Shëndetësisë ka vendosur më 26 maj të këtij viti, a vendimi ka dalë në gazetën zyrtare më 9 Qershor. Solla këtë vendim pasi kjo ndikonte në xhepin e pacienteve” – deklaroii Taravari në konferencën e sotme per shtyp. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori