Tamara çon Maqedoninë në finalen e Eurovision 2019 (VIDEO)
Maqedonia e Veriut është kualifikuar për në finalen e ‘Eurovision 2019">2019’. Ajo ishte e para që u përzgjodh.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska ka realizuar me sukses paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian të muzikës, ‘Eurovision 2019">2019’. Pas kualifikimit, ajo u shpreh:

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë! Sonte këndova për të gjithë ne! Jam krenare për tërë ekipin. Treguam se me punë ekipore dhe shumë dashuri gjithçka është e mundur. Mallkimi u shkatërrua! Maqedonia pas shtatë vjetësh sërish në finale! Ju dua shumë”, tha Tamara.

Në lidhje me paraqitjen e saj, tashmë edhe kur kemi hyrë në periudhën e votimit, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ftuar diasporën maqedonase që të votojnë për të.

“Bëjmë tifo sot për Tamarën dhe ia dëshirojmë tërë fatin, si përfaqësuesja jonë në Evrovozion 2019">2019 në Tel Avivi, Izrael. Shpresoj se të gjithëve do të na bëjë krenar, apo siç thotë edhe vetë në këngë “Raise your voice and say it loudly” – I am #PROUD (Ngriteni zërin tuaj dhe thoni zëshëshëm – unë jam krenare). E ftoj diasporën që ta mbështesin Tamarën, dhe të votojnë për Tamarën, numrin 17”, tha Zaev.
Shtuar më 16/05/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori