Xhaferri takohet me Roman Jakiç
Update- Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferri ka mbërritur në Slloveni ku është takuar me kolegun e tij Roman Jakiç. Tema e diskutimit mes tyre është zhvillimi i bashkëpunimit bilateral e rajonal dhe mundësitë për shfrytëzimin e poligonit të armatës "Krivollak".

Xhaferri ka theksuar mes të tjerash se Republika e Maqedonisë është e gatshme për përforcim të bashkëpunimit përmes arsimit, ku u fol edhe për mundësinë që rekrutë nga Sllovenia të shkollohen në Akademinë Ushtarake në Shkup.

"Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve janë konfirmuar edhe përmes bashkëpunimit të deritanishëm në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe përmes qëndrimit parimor dhe përkrahjes së fuqishme të cilën Republika e Sllovenisë ia jep Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për integrimin në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE", konkluduan ministrat Xhaferi dhe Jakiç në takimin në Slloveni. /albeu.com/


...........................


11:24 - Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi së bashku me një delegacion nga Ministria, prej sot deri më 10 shtator, do të qëndroj për vizitë në Republikën e Sllovenisë.

Xhaferi do të realizojë takime me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Roman Jakiç dhe me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë sllovene, gjeneralin e brigadës Dobran Bozhiq.

Gjithashtu ai do të takohet edhe me anëtarët e Komitetit për mbrojtje të Kuvendit të Republikës së Sllovenisë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori