Talat Xhaferi: VMRO-ja s'ka arsye të më kundërshtojë si kryeparlamentar i Maqedonisë
Talat Xhaferi, BDI
Shqiptari i parë i cili pritet të bëhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për emisionin "Ora e Fundit" në "Klan Kosova", ka thënë se VMRO-DPMNE-ja s'ka arsye për të kundërshtuar kandidaturën e tij për kryeparlamentar, pasi në bashkëpunimin në qeverinë e kaluar që kishte BDI-ja me VMRO-DPMNE-, Xhaferi ishte ministër.

"Një nga funksionet kyçe për herë të parë është rënë dakord që të jetë një shqiptar. Unë jam i nominuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndërsa Lëvizja Besa tash për tash është deklaruar që të mos më mbështet. Por, as VMRNO-DPMNE-ja nuk ka argument për të më refuzuar mua si kryeparlamentar të Maqedonisë", ka thënë Xhaferi.

"Proceduarat janë të rregulluar me rregulloren e Parlamentit të Maqedonisë dhe sipas këtyre proceduarave mund të zgjatet, por shpresoj se do të realizohet shpejt.

Nesër në orën 12:00 mbahet seanca e radhës dhe në rend ditë është zgjedhja e kryeparlamentarit", ka thënë Xhaferri. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori