Talat Xhaferi vijon me "Slide-Show"
Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi ka vazhduar fjalimin e tij maratonik për "branitellat" edhe gjatë seancës së sotme të Komisionit për Punë dhe Politikë sociale në Kuvend, duke përdorur të njëjtën metodë me herën e shkuar, atë përmes slide-show, por kësaj radhe duke ndryshuar kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre.

"Edhe dot do të vazhdoj fjalimin tim përmes slide-ve, por me një ndryshim tjetër. Sot fletat do të qëndrojnë dhe do të ndryshohen çdo një orë dhe jo si dje, çdo gjysmë ore. Kjo me qëllim që të keni kohë më tepër për ti lexuar dhe analizuar më mirë", deklaroi Talat Xhaferri.

Ai ka filluar me fjalimin e tij nga data 5 shtator, kur në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale hyri në procedurë ligji i VMRO-DPMNE-së për "branitellat", ligj i cili ka hapur shumë konflikte mes partive të koalicionit por edhe që ka ndarë në baza etnike edhe partitë në Parlament. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori