Talat Xhaferi: Maqedonia nuk do të destabilizohet
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, deputet i BDI-së, Talat Xhaferi ka thënë se incidenti policor në Gushincë nuk do të mundet ta destabilizojë Republikën e Maqedonisë.

“Pasi jemi informuar kemi marë informata edhe në teren nga njerzit tonë, dhe jemi njoftuar për çka bëhet fjalë. Tani patrollojnë polic nga Kosova dhe Maqedonia në vijën kufitare dhe kjo është zyrtare në bazë të ligjit të ri. Nuk mund dikush të thotë se ja këta erdhën të rënë nga hëna pa e ditë kush, mendoj se MPB do të duhet të ketë informata se kush janë dhe çka janë. Mund të them se mundësitë për destabilizim janë shumë të vogla apo nuk ekzistojnë fare” tha Talat Xhaferi për Tv Telma. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori