Talat Xhaferi i ftuar special në konferencën që organizon Universiteti i Beogradit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, nesër, më 05 shtator 2017, në ora 9:00 do ta hapë Konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga ana e Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe në Fakultetin filozofik pranë UQMM dhe Fakultetit të sigurisë pranë Universitetit të Beogradit, shkruan Gazeta Lajm.

Tema e konferencës do të jetë “Ballkani ndërmjet perëndimit dhe lindjes: Sfida të reja dhe/ose të vjetra të sigurisë”, që do të mbahet në Hotelin Ineks Gorica në Ohër.
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori