Takohen në Shkup forumet rinore shqiptare
Nesër në godinën e komunës së Çairit do të organizohet një takim i Forumit të partive politike shqiptare.

Me iniciativë të Forumit RinorBashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Forumit Rinor të Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë në takim do të marrin pjesë forumi i të rinjve të partive politike shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në takimin i cili do të fillojë në ora 11.00 pritet të debatohet rreth shumë çështjeve të interesit të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, do të bisedohet për ngjarjet e fundit të incidenteve të shkaktuara në Maqedoni kryesisht ndaj të rinjve shqiptarë, fyerjet nëpër stadiume, interesin e përbashkët për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, çështjen e arsimit etj, raporton Zhurnal.

Më e rëndësishmja është që politikanët e ardhshëm të rinj, të njihen mes veti, ta rritin kulturën e komunikimit në politikë dhe të mendojnë për një të ardhme sa më të mirë popullin e tyre.

Pritet që në të ardhmen të organizohen më shumë takime të tilla me qëllim unifikimin e qëndrimeve shqiptare dhe shtjellimin e zgjidhjes së problemeve të përbashkëta.
Shtuar më 30/03/2012, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori