Takohen Gruevski dhe Ahmeti
Sot, në Qeverinë së Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,realizoi takim të rregullt pune me Kryeministrin z. Nikolla Gruevski. Gjatë takimit të rregullt midis drejtuesve të partnerëve të koalicionit, bashkëbiseduesit shkëmbyen informacione dhe opinione rreth temave në interes të përbashkët.

Z. Ahmeti dhe z. Gruevski shprehën kënaqësinë rreth ecurisë së punëve në 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që paraqet bazë të shëndosh për vazhdim të suksesshëm të mandatit qeverisës të koalicionit në përputhje me prioritetet e caktuara.

Theks i veçant gjatë takimit u vendos mbi ekonominë dhe sjelljen e investimeve të drejtpërdrejta të huaja që do të ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë, mbi arsimin, mbi reformat në gjyqësor si kërkesë e Bashkimit Evropian por edhe nevojë e shoqërisë tonë për përafrim me standardet Evropiane, administratën publike, kulturën, shëndetësinë dhe bujqësinë.

Partnerët e koalicionit gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e fuqimshëm dhe të palëkundur për të përmbushur agjendën EuroAtlantike dhe integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e lëshuar për mediat nga sherbimi per informim i Qeverisë së Maqedonisë dhe kabineti i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
Shtuar më 08/11/2011, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori