Bale nuk e ndjek deri në fund ndeshjen Real Madrid-Sociedad

Gareth Bale nuk është grumbulluar në ndeshjen e kupës ndaj Real Sociedadit, por sipas kontratës me klubin duhet të jetë prezent në stadium, të paktën deri në minutën e 80′ të ndeshjes.

30-vjeçari pa humbjen e skuadrës së tij deri në minutën e 82′ dhe më pas la stadiumin “Santiago Bernabeu” me ekipin e tij që po humbiste me shifrat 1-4.

Sulmuesi humbi golat e 2-4 dhe 3-4.

Një lëvizje e tillë tregon dhe njëherë dëshirën e tij për të parë futboll dhe ekipin e tij duke luajtur.

Nuk është hera e parë që uellsiani e bën diçka të tillë, pasi e ka bërë rrugë.


Shtuar 6.02.2020 21:16