Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Maqedoni, në 24 orë janë regjistruar 293 raste të reja

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.254 testime dhe janë regjistruar 293 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (293), janë regjistruar 81 riinfeksione.

Janë regjistruar 102 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19, nuk ka asnjë person të vdekur të regjistruar as nga sistemi “Termini im”.

Deri më tani janë kryer gjithsej 2.085.639 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 314.794, numri i të shëruarve është 304.341, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.126./alsat