Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin lëndë narkotike te Liqeni Artificial, këta janë dy policët e arrestuar (FOTO LAJM)

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy efektivëve që kryenin grabitje në zonën e Liqenit Artificial.

Burimet bëjnë me dije se Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç akuzohen se vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis në oznën e Parkut të Liqenit artificial në kryeqytet në këmbim të mos shoqërimit të të rinjve në komisariat. Kallëzimi në polici kanë bërë nga shtetasit me inicialet F. V., dhe F. D.