"Takimi" Obama-Ivanov, një rastësi
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, nuk ka zhvilluar takim zyrtar me presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obamagjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Gazetari i agjencisë shtetërore të lajmeve ka raportuar se ka pasur takim mes Ivanovit dhe Obamës dhe se presidenti amerikan ka shprehur mbështetjen për Maqedoninë në rrugën drejt integrimit.

Por siç duket takimi, i cili është bërë thjesht rastësisht, ka qënë në kuadër të një pritjeje që presidenti amerikan kishte organizuar për nderë të kryesuesve të delegacioneve që merrnin pjesë në Asamblenë e OKB-së.


Kjo kuptohet edhe me faktin se as "Shtëpia e Bardhë" dhe as presidenca e Maqedonisë nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë "takim".

Me sa duket, një përshëndetje e Obamës është shumë e rëndësishme për politikanët maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori