Takimi me Todorov, mjekët: Hap përpara
Takimi i ministrit të Shëndetësisë, Nikola Todorov, me mjekët grevistë, ka rezultuar pozitiv lidhur me modelin “pagesë sipas pjesëmarrjes”. Ministri ka deklaruar pas takimit se bisedimet kanë po lëvizin në drejtim pozitiv dhe se ato pritet të intensifikohen nga fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër, për t’u përmbyllur në periudhë dyjavëshe me një zgjidhje konkrete.

"Duhet të shfrytëzojmë këtë momentum pozitiv dhe të gjejmë një zgjidhje kompromisi që nuk do ta lërë asnjërën palë fitues ose humbës, e që do të mundësojë të zgjidhë këtë problem", ka deklaruar Todorov.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Qendrave Klinike, Dejan Stavriq, ka theksuar se në javën që pason do të intensifikohen bisedimet dhe mbase do të krijohen kushtet për ta pezulluar grevën.

Stavriq ka thënë se shpreson se do të mund të arrihet marrëveshjen për njërën nga pjesët më kontestuese dhe kjo është pagesa sipas pjesëmarrjes.

"Jam optimist nga ky takim i sotëm dhe mendoj se vetë fakti që po bisedojmë, është një hap përpara. Ne shpresojmë se do të arrijmë marrëveshje", ka deklaruar Stavriq. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2012, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori