Takimi Lila-Saraçini mbyllet pa marrëveshje
Pasditen e sotme është realizuar një takim mes ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Valon Saraçini.

Arsyeja e takimit ishte arritja në një zgjidhje për situatën e krijuar nga masat kufizuese tregtare mes dy vendeve. Por, siç shkruan zhurnal nga takimi nuk është arritur asnjë marrëveshje konkrete.

Në takim është thënë vetëm se ekziston vullneti për të zgjidhur krizën, por jo se si dhe kur. Sipas Ministrit Saraçini, prioritet i lartë për të dyja vendet është që të zgjidhet sa më parë kjo situatë e krijuar.

"Qeveria e Maqedonisë është e interesuar për tejkalimin e situatës aktuale dhe jemi të gatshëm për dialog. Dua të theksoj se vendimi për importin e kufizuar të miellit nuk i është drejtuar Kosovës, nuk ka qenë një masë bilaterale. Por, sidoqoftë është me rëndësi që të gjendet zgjidhja për të dalë nga kjo situatë", ka thënë Saraçini. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori