Takimi i liderëve, Sela: Harmonizuam qëndrimet për propozim-ligjin e gjuhës
“Aleanca për Shqiptarët” dhe Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilluan sot takimin e radhës në kuadër të tryezëspërbashkët mes partive shqiptare, në të cilën u diskutua në lidhje me deklaratën e përbashkët e përmbushjen e saj si dhe përfshirjen në qeverinë e re.

takimin e iniciuar nga Ziadin Sela morën pjesë Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni e Vesel Memedi.

Pas mbarimit të takimit konferencë me gazetarët ka mbajtur vetëm, Ziadin Sela ka treguar lidhur me atë që është biseduar në këtë takim, transmeton Zhurnal.

"Ishte takimi i rradhës i tryezëspërbashkët në të cilën u diskutua rreth deklaratës dhe nivelit të përfshirjes së saj në bisedime për qeverisjen e re kuptohet që ishte momenti për pastrimin e dilemave rreth negociatave që të informohemi rreth saj, kuptohet se nga ky takim dolëm me dy konkluza, obligohemi që të emërojmë nga dy anëtarë komisioni për miratimin e një komisioni për përpilimin e rregullores dhe në mënyrë që të përpilohet e mos ketë keqkuptime se kush duhet të thërrasë takimin dhe si e tillë partitë politike shqiptare do përpilojnë rregulloren e takimeve dhe e dyta harmonizuam qendrimet për propozim ligjin që ne kemi pregaditur ligj dhe nuk presim të tjerët të bëjnë atë dhe ne kemi harmonizuar qëndrimet nga ana tjetër shpresojmë të kemi rregulloren dhe në takimin e radhës të jemi të gjithë bashkë, secili propozim ligj që synon të lë gjuhën shqipe në nivelin që është nuk do jetë i pranueshëm", ka thënë mes tjerave Sela pas takimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori