Takimi i BDI-LSDM, ja çfarë thotë Zaev
Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin në Kuvendin e Maqedonisë.

Zaev ka theksuar se çdo ditë po takohet me liderët e partive të shumicës parlamentare me qëllim që të bien dakord të kyçen në debat ose të vazhdojnë me heshtjen.

"Me shumë kujdes po punojmë në hapat e mëtejshme për zhbllokimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe më pas marrjen e qetë të pushtetit duke patur kujdes që mos bëjmë diçka që do të shkonte në favor të oponentit tonë politik", ka thënë Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2017, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori