Takimi Gruevski-Nimic mbahet me dyer të mbyllura
VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski, sot në ora 14:30 do të mbajnë takim me përfaqësuesin special të OKB-së, për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, por do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

"Do të ketë takim mes VMRO-DPMNE-së dhe ndërmjetësuesit, Methju Nimic, por takimi do të jetë i mbyllur për mediat", deklaroi për Portalb.mk, drejtori i Qendrës për Informim të VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski.

Ndërmjetësuesi, Nimic, është në vizitë treditore në Maqedoni për të riaktualizuar bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Nimic, dje u takua me presidentin, Gjorge Ivanov, sot me kryeministrin Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas takimeve në Shkup, që pritet të mbarojnë nesër, Nimic do të udhëtojë në Athinë.
Shtuar më 03/07/2017, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori