Takimi Besimi-Kurz: Maqedonia të avancojë në proceset integruese
Zv/kryeministri Fatmir Besim po qëndron per një vizitë pune në Republikën e Austrisë.

Ai u takua me Ministrin për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, njoftojnë nga Kabineti i Besimit.

"Mbështetja e Austrisë është thelbësore për Republikën e Maqedonisë, e njëjta është përforcuar edhe me miratimin e Planit të Veprimit Austri-Maqedoni, gjatë vizitës Tuaj në vendin tonë, në shkurt të këtij viti", potencoi zëvendëskryeministri Besimi.

Marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim si dhe dialog dinamik në nivel të lartë. Të dyja palët tregojnë interes për promovim të vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, në fusha të ndryshme.

"Në takim u diskutua edhe për procesin eurointegrues të vendit. Austria është një nga shtetet mike të Maqedonisë dhe bën një angazhim për perspektivën evropiane, si për Maqedoninë, ashtu edhe për rajonin. Maqedonia duhet të avancohet në procesin aderues sepse fillimi i negociatave është instrumenti më i mirë për zgjidhjen e sfidave kyçe", theksoi Besimi.

Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ministri Kurz shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Republikës së Austrisë dhe Maqedonisë.

Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Besimi mbajti ligjeratë në Akademinë Diplomatike në Vienë në temë: "Integrimi i Maqedonisë në BE: Sfida dhe si më tutje". /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori