Takimi Ahmeti-Sela, diskutojnë për propozimin e LSDM-së
Kreu i BDI-së ka zhvilluar mbrëmë një takim me Ziadin Selën, ku kanë diskutuar për vërejtjet rreth propozim ligjit për gjuhën shqipe të propozuar nga LSDM-ja.

Pas takimit Ahmeti-Sela, është mbledhur kryesia e ngushtë e BDI-së dhe ka debatuar deri pas mesnate.

Ndërkohë "Alsat" mëson se janë angazhuar edhe ekspert për të dhënë mendimin e tyre rreth ligjit në fjalë.

Megjithatë nga BDI-ja nuk japin detaje nëse do të ketë mbledhje të kryesisë qendrore për të ndarë mendjen nëse deputetët e BDI-së do t’i japin firmat e tyre, para se të vuloset Ligji për gjuhën shqipe. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori