Takim vjetor i këshillit rajonal për bashkëpunim në EJL në Ohër
Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën juglindore në Ohër do të mbahet Takimi i pestë vjetor i Këshillit rajonal për bashkëpunim (KRB).

Me këtë takim do të bashkë-kryesojnë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, si kryesues aktual me Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore dhe sekretari i përgjithshëm i KRB-së Goran Svilanoviq.

Pritet që në takim të këmbehen mendime në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe gjendjet aktuale në rajonin e EJL-së dhe njëherit është paraparë edhe prezantimi dhe miratimi i Raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të KRB-së për periudhën prej 15 majit të vitit 2012 deri më 25 prill të vitit 2013, njofton Zhurnal. Në kuadër të takimit do të prezantohet edhe Strategjia trevjeçare dhe Programi punues i KRB-së për periudhën e vitit 2014-2017.

Qëllimet më të rëndësishme të Strategjisë, të cilat duhet të arrijnë deri në vitin 2020, përfshijnë rritje të punësimit prej 40 deri në 45 për qind, rritje të tregtisë së ndërsjellë për 230 për qind dhe rritje e BPV-së në rajon nga 38 për qind e deritanishme të 46 për qind nga mesatarja e BE-së. Takimi vjetor është bashkë-organizim i PBEJL kryesimit dhe KRB sekretariatit. Mbahet në mënyrë paralele me Samitin e PBEJL-së. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2013, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori