Takim Sela-Kurti-Ahmeti, diskutohet bashkëpunimi mes LR-PDSH dhe Vetëvendosje
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po zhvillojnë një takim privat me kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, në një restorant të Shkupit,njofton Tv 21.

Qëllimi i takimit ka të bëjë me zhvillimet e fundit politike në vend.

Shpend Ahmeti tha se po diskutohet për fushatën parazgjedhore që do të fillojë LR-PDSH dhe se po këshillohen për përpilimin e listave zgjedhore.

Sipas Ahmetit këto janë takime të rregullta pune, të cilat i zhvillojmë herë në Shkup e herë në Prishtine me LR-PDSH-në, dhe i përkrahim plotësisht në misionin e tyre, meqenëse edhe platforma jonë politike përputhet me parimet e kësaj partie opozitare.

Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2016, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori