Takim në OKB për emrin e Maqedonisë
Një takim mes palës maqedonase dhe asaj greke pritet që të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York lidhur me kontestimin e emrit të Maqedonisë. Sot rreth orës 9 do të nisë një takim dypalësh në mes diplomatëve të shtetit maqedon dhe atij grek.

Ndërmjetësuesi special në bisedat për emrin, ambasadori Methju Nimic, do të takohet me të dërguarin e Maqedonisë ambasadorin Zoran Jolevski dhe diplomatin grek, Adamantios Vasilakis. Ambasadori që është zgjedhur për ndërmjetësim për emrin e Maqedonisë, Methju Nimiç shpesh bisedat me të dyja palët i bën të mënyrë të veçuar.

Ky takim është i pari që zhvillohet në selinë e OKB në New York që nga fundi i tetorit të vitit të shkuar. Në bisedat që janë zhvilluar deri tani, Nimiç shpesh është shprehur pesimist, pasi sheh dallime tejet të mëdha mes palëve sa i përket emrit dhe arritja e një kompromisi duket e largët. //albeu.com//

Shtuar më 26/03/2014, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori