Takim me klubin futbollistik Shkëndija dhe Teteks
Në prag të ndeshjes finale për Kupën e Republikës së Maqedonisë në futboll, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës u takua me klubet tetovare të futbollit Shkëndija dhe Teteks.

Gjatë takimit u bisedua për ndeshjen finale mes dy ekipeve tetovare e cila duhet të zhvillohet me korrektësi dhe sjellje sportive dhe rezultojë me fitoren e ekipit më të mirë në fushën e sportit.

Po ashtu të pranishmit diskutuan për format e bashkëpunimit mes komunës dhe skuadrave sportive për të promovuar sportin si mjet afirmimi dhe afrimi mes njerëzve me çrast kryetarja Arifi theksoi që komuna e Tetovës do të angazhohet krijimin e kushteve sa më të mira për kultivimin e talenteve të sportit tetovar duke ndërtuar riparuar terrenet ekzistuese dhe duke ndërtuar terrene dhe objekte të reja sportive. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori