Takim i ri për zgjidhjen e krizës politike sot në Përzhino
Përfaqësuesit e BDI-së, PDSH-së, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së sot në mesditë do ta vazhdojnë diskutimin për gjetjen e zgjidhjes për dy temat kontestuese, listën zgjedhore dhe reformat në mediet, në rezidencën e BE-së në Përzhino.

Bisedimet e grupeve punuese pas një kohë të gjatë vazhduan dje. Në takimet e djeshme, sipas informacioneve jo zyrtare, BDI dhe VMRO-DPMNE në raport me Listën Zgjedhore kanë mbajtur qëndrimin se votuesit nuk mund të fshihen nga lista, gjegjësisht nuk ka bazë juridike që kjo gjë të bëhet. Partitë në pushtet kanë mbështetur propozimin që diskutohej në Komisionin Shtetëror Zgjedhor që 40.000 votues të vendosën në një listë të veçantë të Listës Zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2016, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori