E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Takim i Gruevskit me të dërguarin special Hajndëll
Kryetari i VMRO­DPMNE-së Nikolla Gruevski ditën e djeshme u takua me të dërguarin special gjerman, Johanes Hajndëll, i cili po qëndron në Maqedoni.

Mësohet se ata kanë biseduar për gjendjen aktuale politike, krizën e krijuar, si dhe për qëllimet strategjike të shtetit, duke përfshirë edhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Lideri i VMRO­-DPMNE-­së ka thënë se janë të përkushtuar drejt gjetjes së zgjidhjeve, të cilat do të thonin dalje e shpejtë nga kriza politike. Më tej Gruevski tha se nevojitet vullnet dhe përkushtim i të gjitha subjekteve, si dhe participimi i tyre aktiv dhe qasje e sinqertë.

Në pikëpamje të proceseve integruese, Gruevski shtoi se interes strategjik për shtetin është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se në mënyrë të vazhdueshme po ndërmerren masa dhe aktivitete lidhur me agjendën reformuese/Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori